Thirrje për ekspert

Thirrje për ekspert 
Projekti: Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin e shërbimeve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në Dibër
Organizata: Qendra Agritra -Vizion
Pozicioni: Ekspert 
Afati i aplikimit: Deri më 14. 04. 2019
Periudha e angazhimit: 2 ditë
Dokumentacioni i aplikimit: CV, letër interesi,fotokopje te diplomes/ master, rekomandime dhe kontakte të ish punëdhënësit 
Informacion për projektin
Projekti “Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin e shërbimëve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës ne Dibër” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Dibrës duke mbështetur bashkinë në zhvillimin e mekanizmave transparentë të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.
Qendra Agritra – Vizion në kuadër të projektit “Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin e shërbimeve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në Dibër” me synim përmirësimin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve me probleme sociale në zonën e Dibrës kërkon një ekspert për të dhënë informacion mbi standartet e shërbimit në qendrat pritëse në aktivitetin me teme: “Trajnim me anëtarët e mekanizmit të referimit mbi standartet në strehëzat e emergjente. 
Koha e zbatimit të projektit Shtator 2018- Prill 2019. 
Detyrat e ekspertit

• Të sigurojë informacionin e domosdoshëm për pjesëmarrësit në lidhje me standartet e shërbimit në qendrat pritëse për mbështetjen e grave dhe fëmijëve të dhunuar
• Të sigurojë cilësinë e materialit të përshtatshëm për nevojat e grupit target të projektit
• Të përgatisë materialin për trajnimin dhe të konfirmohet ky material nga qendra Agritra – Vizion para organizimit të trajnimit 
• Të jetë korrekt me kohën e aktivitetit dhe me materialet e përdorura
• Të hartojë një raport për trajnimin dy ditor të zhvilluar
• Të sigurojë një komunikim të ndërsjelltë me pjesëmarrësit
• Trajnimi do të jetë dy ditor

Kualifikimet

 Studime universitare në degën Juridik, në shkenca Sociale ose degë relevante (prioritet studimet master)
 Të paktën 3 vite experience pune si ekspert i fushës dhe experience si trajnues dhe lehtësues i takimeve
 Të ketë njohuri mbi standartet e shërbimit në qendrat pritëse në përputhje me dispozitat e ligjit për qendrat rezidenciale
 Të ketë përvojë pune me fokus gratë dhe fëmijët e dhunuar ose të ketë bërë aktivitete të ngjashme relevante
 Të ketë aftësi shumë të mira prezantuese
 Të jetë fleksibël dhe tu përgjigjet nevojave të organizatës

Preferohen kandidatura me banim në Bashkinë Dibër

Trajnimi do të jetë dy ditor dhe do të zhvillohet në muajin Prill 2019

Dorëzimi i aplikimeve
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin në rrugë elektronike (me email) në adresën [email protected] ose zyrtarisht me postë, adresa qendra Agritra – Vizion, Bulevardi “Elez Isufi” Peshkopi.
Dokumentet e nevojshme janë:
1. Letër interesi në shqip, fotokopje diplome/master, rekomandime dhe kontakte të ish punëdhënësit 
2. CV 
Afati i fundit i aplikimeve është deri më 14 Prill 2019
Vetëm kandidati i përzgjedhur do të kontaktohet për rekrutim në aktivitet