FTESË PËR OFERTË
FTESË PËR OFERTË
Emri: Qendra Agritra-Vizion
Adresa: Qendra e bizinesit ,kat.3, Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi
E-mail: [email protected]
Qendra Agritra-vizion po zbaton projektin “Ngritja e qendrës pritëse për ofrimin e shërbimeve për gratë dhe fëmijet viktima të dhunës në Dibër.” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të organizoje disa aktivitete per te cilat eshte i nevojshem ambjenti per zhvillimin e tyre dhe sherbimi per ushqim i pjesmarresve.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre siç parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 18 .04.2019, ora 15:00 në adresën e e-mailit: [email protected] ose në adresën postare Qendra e bizinesit ,kat.3, Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi
Specifikimet teknike:
Për këtë projekt, Qendra Agritra-Vizion do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe sherbimet sipas pershkrimeve ne tabelen e meposhtme.
Nr | Përshkrimi i mallit/ shërbimit/ | Vlera Lekë me TVSH |
1 | Sallë takimi që nxë 30 pjesmarrës për 1 ditë * 4 orë | |
2 | Sallë trajnimi për 20 pjesmarrës për 3 dite * 5 orë | |
3 | Cocteil për 50 pjesmarrës (pije + brusceta + ëmbëlsira) | |
4 | Drekë për 20 person *3 ditë (kafe + pije freskuese +Supë +peshk ose mish me garniturë) |
Specifikime te pergjithshme teknike:
Sallat të kenë kushte të mira për sistemimin e pjesmarrësve , me energji elektrike të vazhdueshme dhe me kondicionim, te ofroj per perdorim gjate aktivitetit paisjet stend fliphcarti, dhe projektor. Shërbimi të jetë cilesor dhe në momentet e kërkuara.
Koktej për 20 pjesmarrës do të ofrohet në ambjentet e organizimit të aktivitetit ,në zyrat e Qendrës Agritra-Vizion .
Ofrimi i ketij shërbimi kërkohet për periudhën 22 Prill-20 Maj 2019.Datat specifike do të përcaktohen në kontratën e lidhur me subjektin fitues
Kushte të përgjithshme:
- Të jetë subjekt i regjistruar me aktivitet në Peshkopi dhe të ketë objekt sherbimet e kerkuara
- Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës [email protected] brenda datës 18.04.2019 ora 15:00 ose në adresën postare .
Nuk pranohen ofertat dorazi.
- Pagesa e subjektit kryhet pas marrjes se sherbimit
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertes financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:
- Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e QKB te marre deri nje dite para postimit te ofertes
- Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër;
- Numrin e llogarisë bankare.
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.