Thirrje per ekspert

Projekti: Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin  e shërbimeve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në Dibër

Organizata: Qendra Agritra -Vizion

Pozicioni: Ekspert

Afati i aplikimit: Deri më  03. 04. 2019

Periudha e angazhimit: 2 ditë

Dokumentacioni i aplikimit: CV, kopje e diplomes universitet/ master, letër interesi, rekomandime dhe kontakte të ish punëdhënësit.

Informacion për projektin

Projekti “Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin e shërbimëve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës  ne Dibër” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal  mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga  Programi i Kombeve të Bashkuara  për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Dibrës duke mbështetur bashkinë  në zhvillimin e mekanizmave transparentë  të financimit për OSHC-të, në mënyrë  që të përmirësojë  ofrimin e shërbimeve  për qytetarët  në komunitetet lokale.

Qendra Agritra – Vizion në kuadër të projektit “Ngritja  e qendrës pritëse të emergjencës për  ofrimin  e shërbimeve  për gratë dhe fëmijët viktima  të dhunës në Dibër” me synim përmirësimin  e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve me probleme sociale në zonën e Dibrës kërkon një ekspert për të dhënë informacion  mbi standartet e shërbimit në qendrat pritëse në aktivitetin me teme: “Trajnim  me  anëtarët e mekanizmit të referimit mbi standartet në strehëzat e emergjente.

Koha e zbatimit të projektit Shtator 2018- Prill 2019.

Detyrat e ekspertit

  • Të sigurojë informacionin e domosdoshëm për pjesëmarrësit në lidhje me standartet e shërbimit në qendrat pritëse  për mbështetjen  e grave dhe fëmijëve të dhunuar
  • Të sigurojë cilësinë e materialit të përshtatshëm për nevojat e grupit target të projektit
  • Të përgatisë materialin për trajnimin dhe të konfirmohet ky material nga qendra Agritra – Vizion para organizimit të trajnimit
  • Të jetë korrekt me kohën e aktivitetit dhe me materialet e përdorura
  • Të hartojë  një raport për trajnimin dy ditor të zhvilluar
  • Të sigurojë një komunikim të ndërsjelltë me pjesëmarrësit
  • Trajnimi do të jetë dy ditor

Kualifikimet

  • Studime universitare në degën Juridik, në shkenca Sociale ose degë relevante (prioritet studimet master)
  • Të paktën 3 vite experience pune si ekspert i fushës dhe experience si trajnues dhe lehtësues i takimeve
  • Të ketë njohuri mbi standartet e shërbimit në qendrat pritëse  në përputhje me dispozitat e ligjit për qendrat rezidenciale
  • Të ketë përvojë pune me fokus gratë dhe fëmijët e dhunuar ose të ketë bërë aktivitete të ngjashme relevante
  • Të ketë aftësi shumë të mira prezantuese
  • Të jetë fleksibël dhe tu përgjigjet nevojave të organizatës

Preferohen kandidatura me banim në Bashkinë Dibër

Trajnimi do të jetë dy ditor dhe do të zhvillohet në muajin Prill  2019

Dorëzimi i aplikimeve

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin në rrugë elektronike (me email) në adresën info@agritra-vizion.com  ose  zyrtarisht me postë, adresa qendra Agritra – Vizion, Bulevardi “Elez Isufi” Peshkopi.

Dokumentet e nevojshme janë:

1. Letër interesi  në shqip, rekomandime dhe kontakte  të ish punëdhënësit  

2. CV

Afati i fundit i aplikimeve është deri më 03.04.2019  Prill  2019

            Vetëm kandidati i përzgjedhur do të kontaktohet për rekrutim në aktivitet.