PROFILI I Qendrës “Agritra- Vizion”
“Agritra-Vizion” nisi si një projekt i SNV (organizatë Hollandeze për Zhvillim) në 1 shkurt 1998. Për 4 vite “Agritra-Vizion” është mbështetur tërësisht nga SNV Dibër s një nga projektet e saj. Duke parë ndikimin e projektit dhe nevojën e madhe për të punuar me gratë për gratë dhe komunitetin në Dibër, në vitin 2002 është formalizuar si organizatë lokale në Dibër dhe që nga ajo kohë funksionon si organizatë më vete. Në vitet e para, puna e “Agritra-Vizion” ka konsistuar në trajnimin dhe mbështetjen e grupeve të grave rurale, kryesisht në çështje që lidhen me punën në fermë (në bujqësi dhe blegtori), organizimin e grave në grupe si dhe informimin e tyre për çështjet e dhunës në familje dhe ndaj tyre, shërbime të cilat ishin unike në rajon. Bazuar në këtë fakt, “Agritra-Vizion” ka zgjeruar ndër vite numrin e shërbimeve që ofron, bazuar në nevojat e grave dhe grupeve të tjera në komunitet si dhe ambicies së vetë organizatës për t’ju përgjigjur zhvillimeve të reja.
Fushat kryesore të veprimtarisë së Qendrës “Agritra-Vizion” përfshijnë:
- Përmirësimi i pozitës sociale të grave dhe vajzave në Dibër
- Fuqizimi ekonomik i grave dh vajzave në Dibër
- Avokimi për të drejtat e grave dhe vajzave, pjesëmarrjen dhe përfshirjen e tyre