THIRRJE PËR PJESËMARRJE NE TRAJNIM me SE-Start.Up gr.II-të, Tetor 2018

Programin edukativ dhe zhvillimor për themelimin e sipërmarrjeve të reja sociale dhe për fuqizimin e sipërmarrjeve të porsaformuara

Vazhdon thirrja për aplikim për grupin e dytë SE-Start.Up të programit edukativ dhe zhvillimor për themelimin e sipërmarrjeve të reja sociale dhe për fuqizimin e sipërmarrjeve të porsaformuara. Ky program organizohet në kuadër të projektit “SE – Bridge” të financuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë. Qëllimi i këtij programi është fuqizimi i sipërmarrjeve sociale (SS) në rajonin ndërkufitar përmes mbështetjes për formim të sipërmarrjeve të reja, fuqizimit të kapaciteteve të tyre për rritje dhe zhvillim, por edhe i kapaciteteve të sipërmarrjeve sociale ekzistuese.  Njëkohësisht projekti synon që të mundësojë bashkëpunim më të mirë të sipërmarrjeve sociale me sektorin tradicional të biznesit.

Programi edukativ iu dedikohet individëve, ekipeve të dy ose më shumë personave, asociacioneve të qytetarëve, bashkësive vendore dhe kandidatëve tjerë përkatës, të cilat kanë ide për fillim të një sipërmarrje të re sociale, ose kanë sipërmarrje të re të porsaformuar, modeli i së cilës pritet të zhvillohet dhe fuqizohet, por edhe njëkohësit duhet të jetë nga rajoni i Dibrës në Shqipëri:

This image has an empty alt attribute; its file name is image.png

Trajnimi do t’iu mundësojë pjesëmarrësve:

  • Hartimin dhe revizionimin e modelit dhe idesë së tyre të biznesit;
  • Avancimin e modelit të biznesit dhe planit për zhvillim të sipërmarrjeve dhe themelimin e sipërmarrjes sociale në bazë të shëndoshë dhe të sigurt;
  • Zhvillimin dhe fuqizimin e biznesit dhe shkathtësive menaxheriale;
  • Fuqizimin e vetëdijes për mundësitë e bashkëpunimit me sektorin e biznesit tradicional;
  • Rrjetëzimin me sipërmarrje tjera sociale dhe bartës të ideve për formim të tyre;
  • Prezantimin para investitorëve potencialë.

Trajnimi do të zhvillohet më  dy faza; faza e parë 25-26-27  tetor  2018 , dhe faza tjeter ne ditet ne vazhdim,  në ambjentet e  EIBA Center, Peshkopi, Dibër, Shqipëri.

Kriteret kryesore për paraqitje dhe përzgjedhje të pjesëmarrësve janë:

  • Kandidatët duhet të jenë individë dhe ekipe, të cilat kanë ide për nisjen e sipërmarrjes sociale, ose duhet të jenë përfaqësues të asociacioneve të qytetarëve, kooperativave, zejtarë ose odë zejtarësh, asociacione të zejtarëve, bashkësi lokale e të ngjashme, të cilët dëshirojnë të fillojnë me sipërmarrje (biznes, i cili pjesën më të madhe të përfitimit do ta riinvestojë në realizimin e ndonjë misioni social);
  • Kandidatët duhet të kenë ide për aktivitet ekonomik me mision social që është i definuar qartë, gjegjësisht të kenë ide për ndonjë problem shoqëror, të cilin do ta targetojnë përmes aktiviteteve të veta  (varfërinë, përjashtimin social, papunësinë, mbrojtjen e mjedisit jetësor, kulturën, arsimin dhe edukimin etj) .

Për pjesëmarrje në trajnim  nevojitet të plotësohet aplikacioni i dhënë në këtë lidhje të internetit, më afat deri më 24  tetor  2018.  Numri i vendeve është i kufizuar.

Të gjithë kandidatët e paraqitur do të informohen për rezultatet deri më së voni 1 ditë pas mbylljes së thirrjes.

 Tre pjesëmarrësit më të mirë të programeve të organizuara në kuadër të projektit do të fitojnë grante (mjete financiare) prej 3.000 eurosh, të cilat do të duhet t’i shfrytëzojnë për zhvillim të sipërmarrjeve të tyre të porsaformuara ose të sipërmarrjeve ekzistuese.

Vlera e këtij programi edukativ është 1.000 euro, mirëpo në kuadër të këtij projekti plotësisht do të mbulohen shpenzimet nga vetë projekti. Për këtë arsye pjesëmarrësit e përzgjedhur nuk paguajnë asnjë shumë për pjesëmarrje.

#SEBridge
#CEEDMacedonia
#PublicAssociation
#AgritraVizion
#CEEDALBANIA

Projekti “SE-Bridge” realizohet në bashkëpunim mes:

  • Qendrës për zhvillim të sipërmarrësve dhe menaxherëve CEED Maqedoni nga Shkupi
  • Asociacionit për hulumtim, komunikim dhe zhvillim, “Publik”, Maqedoni nga Shkupi
  • Qendrës për trajnim të grave rurale nga rajoni i Dibrës, “Agritra Vizion”, Shqipëri
  • CEED Shqipëri

Për informacione më të detajuara, kontaktoni

Bukurie Begu     [email protected]

&

Verdi Shehu në      [email protected]