Promovimi i angazhimit të të rinjve në ngritjen e vetëdijes ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar

                                                      “Promovimi i angazhimit të të rinjve në ngritjen e vetëdijes ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar”

  • Zbatuar nga Qendra Agritra Vizion Peshkopi
  • në partneritet me organizatën Observatori për të drejtat e Fëmijëve dhe të rinjve
  • Mbështetur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit
    &
    financuar nga Bashkimi Europian në Shqipëri
  • Afati Kohor 11 Janar – 11 Korrik
  • Shtrirja 4 shkolla
  • Shkolla 9-vjeçare Demir Gashi
  • Shkolla 9- vjeçare Majtarë
  • Shkolla e mesme Said Najdeni
  • Shkolla e mesme Gjimnazi Maqëllarë
  • Qëllimi
    Identifikimi i aktorëve, shtrirja dhe pasojat e ekstremizmit të dhunshëm në shkolla dhe angazhimi i të rinjve në adresimin e rasteve konkrete

Objektivat

  • Të masë shkallën e ekstremizmit të dhunshëm në shkolla, shkaqet dhe pasojat e tij.
  • Të krijohen Klube Kundër Dhunës ku nxënësit do të angazhohen në informimin e bashkëmoshatarëve të tjerë për të luftuar dhe angazhuar kundër dhunës.

 

  • Aktivitetet:
  1. Takime prezantuese me Institucionet përkatëse mbi aktivitetet që u zhvilluan në kuadër të projektit
  • Janar – Shkurt 2018
  • DAR-Dibër, Bashkia Dibër, Shkollat e përfshira

(Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit)

  1. Realizimi i 8 fokus-grupeve me nxënës në 4 shkolla (2 fokus grupe për sejcilën shkollë me nga 20 – 30 nxënës ) në periudhën shkurt – mars 2018  
  2. Realizimi 24 i intervistave në shkolla (6 për sejcilën shkollë 1 mësues, 1 psikolog, 4 prindër) gjatë mars 2018
  3. Ngritja 4 e klubeve kundër dhunës nga 10 të rinj ( 5 djem &  5 vajza për sejcilën shkollë), në prill 2018.
  4. Trajnime me klubet kundër dhunës (40 të rinj/nxënës)  në prill 2018

Këto trajnime synuan  mirëinformimin dhe sensibilizimin e  nxënëve të klubeve mbi termat e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar si dhe pregatitja e të rinjve si agjentë ndryshimi.

  1. Realizimi i 8 Orëve të hapura të organizuara nga klubet kundër dhunës në shkollat  e tyre  (nga 2 orë sejcili klub) me bashkëpunimin e organizatës.

– Me synim dhënien e mesazheve pozitive, rolit të tyre në luftën kundër kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe prezantimi i tyre si të rinj Agjentë ndryshimi në shkollën e tyre.  Zhvilluar në maj 2018

 

  1. Pregatitja e fletëpalosjeve dhe materiale te tjera informuese e ndërgjegjësuese, në bashkëpunim (Klubet + organizata) Maj 2018
  1. Realizimim i 4 aktiviteteve në sejcilën shkollë  Vetëdijësim, informim,  fushatë ndërgjegjësimi për të minimizuar dhunën ekstreme në shkolla.
  • 1. Aktiviteti tek Shkolla Majtarë 31 maj 2018
  • 2.  Aktiviteti tek Shkolla Demir Gashi 05 qershor 2018
  • 3. Aktiviteti tek Gjimnazi Maqëllarë, realizuar më 14 qershor
  • 4. Aktiviteti tek shkolla e mesme Said Najdeni 14 qershor 2018
  • Vizibiliteti.    Çdo aktivitet është pasqyruar në median sociale në Web dhe                                                                     fb   agritra-vizion & observatoripërtëdrejtatefëmijëvedhetërinjve

REZULTATET:

  • Ekspertët e Observatorit zhvilluan metodologjinë  për realizimin e fokus grupeve me nxënësit në 4 shkolla dhe Agritra Vizion zbatoi sipas planit, pra u realizuan  8 fokus grupe, 2 fokus grupe për secilën shkollë me pjesëmarjen e 185 nxënësve.
  • Janë realizuar gjithsej 24 intervista me mësuesit, prindërit, psikologun e shkollave. Në çdo shkollë me 6 intervista (1 mësimdhënës, 1 psikolog dhe 4 prindër për shkollë).
  • 40 Nxënës janë përfshirë në klubet kundër dhunës në sejcilën shkollë. Në total janë krijuar 4 klube kundër dhunës, 1 klub për secilën shkollë. Çdo klub përfshin 5 vajza-5 djem.
  • 40 nxënës janë trajnuar (4 klube nga 10 nxënës sejcila) Prill 2018, me pjesëmarrjen dhe angazhimin edhe të mësuesve që koordinuan ardhjen e tyre çdo ditë. Këto trajnime janë realizuar duke angazhuar ekspertë nga Org Partnere Observatori për të drejtat e Fëmijëve dhe të rinjve.
  • Rreth 240 nxënës/ të rinj kanë marrë pjesë në zhvillimin e 8 orëve të hapura që janë realizuar në bashkëpunim ndërmjet Klubeve Kundër Dhunës dhe stafit të projektit.
  • Pothuajse të gjithë nxënësit dhe stafi mësimor kanë marrë pjesë në aktivitetet finale të realizuara nëpër dhe janë informuar dhe njohur me nismën.
  • Klubet kundër dhunës të asistuar nga stafi i projektit kanë prodhuar dhe shpërndarë nga rreth 300 fletëpalosje në çdo aktivitet (gjithsej 1200 copë ) me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve të tyre ndaj fenomeneve negative në shkollë e komunitet.

PERFITUESIT 

Agritra & Observatori  kanë synuar që:

  • Përfituesit e drejtpërdrejtë të jenë të rinjtë/nxënësit, të cilët nëpërmjet marjes së informacionit nga ky projekt do ta kenë një pikë referimi në rast se përballen me situata të ekstremizmit të dhunshëm dhe ndërgjegjësimi I tyre kundrejt këtyre fennomeneve.
  • Përfituesit indirekt do të jenë mësuesit, prindërit e nxënësve dhe jo vetëm, psikologët, komuniteti si dhe të gjithë të interesuarit  që u përfshirë në mënyrë direkte dhe indirekte në këtë iniciativë.