Trajnim per SE (Ndermarjet Sociale në rajonin e Dibres)

PJESËMARRJE NË PROGRAM EDUKATIV PËR ZHVILLIM TË KAPACITETEVE TË SIPËRMARRJEVE SOCIALE NË RAJONIN E DIBRËS (Trajnim 5 ditor, 21-22-23 qershor 2018 e në vazhdim). SE  gr. I-rë

 THIRRJE

 

PËR PJESËMARRJE NË PROGRAM EDUKATIV PËR ZHVILLIM TË KAPACITETEVE TË SIPËRMARRJEVE SOCIALE NË RAJONIN E DIBRËS

Tre sipërmarrjet sociale, të cilat do të tregojnë rezultate më të mira në kuadër të programit, do të fitojnë grant prej 3.000 eurosh                          

Programi edukativ dhe zhvillimor dedikuar sipërmarrjeve sociale të rajonit të Dibrës në Shqipëri do të zhvillohet në 5 seanca njeditore trajnimi dhe fillimisht në datat 21-22-23 qershor e në vazhdim.

Në kuadër të projektit, „SE-Bridge“,  të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. Qëllimi i këtij Programi është të fuqizohen sipërmarrjet ekzistuese sociale, të mbështetet themelimi i sipërmarrjeve të reja, si dhe të mundësohet bashkëpunimi më i mirë i sipërmarrjeve sociale me sektorin tradicional të biznesit.

Programi do t’u mundësoje pjesëmarrësve:

  • Zhvillim dhe rritje të sipërmarrjeve të tyre sociale;
  • Fuqizim të aftësive menaxheriale për drejtimin e sipërmarrjeve sociale;
  • Rrjetëzim me sipërmarrje tjera sociale;
  • Prezantim para investitorëve të tjerë potencial
  • Sigurim të kushteve për bashkëpunim me sektorin tradicional të biznesit.

Për pjesëmarrjen në trajnime lejohet aplikimi deri më 17  qershor  i cili duhet të plotësohet në aplikacionin  në këtë link

Kriteret kryesore për aplikim të pjesëmarrësve në këtë thirrje janë:

  • Të jenë përfaqësues të grupimi të qytetareve me aktivitet ekonomik, përfaqësues të kooperativave, të merren me artizanat ose të vijnë nga odat e zejtarëve, të jenë grupime në fushën e mbrojtjes  së mjedisit, bashkësi lokale, ose biznese, të cilat mund të vërtetojnë se pjesën më të madhe të përfitimeve e investojnë sërish në realizimin e misionit social në rajonin e Dibrës
  • Të kenë mision të qartë social, me synim zgjidhjen e ndonjë problemi shoqëror përmes aktiviteteve të tyre (varfërinë, përjashtimin social, papunësinë, mbrojtjen e mjedisit jetësor, kulturën, arsimin dhe edukimin etj.)

Programi është organizuar nga projekti “SE-Bridge”, i cili realizohet në bashkëpunim ndërmjet Qendrës për Zhvillim të Sipërmarrësve dhe Menaxherëve, CEED Maqedoni; Asociacionit për Hulumtim, Komunikim dhe Zhvillim “Public” nga Maqedonia, Qendra  Agritra- Vizion dhe CEED Albania nga Shqipëria .

Vlera e programit edukativ dhe zhvillimor është 1.000 euro, mirëpo ajo do të mbulohet plotësisht nga projekti SE-Bridge. Për këtë arsye pjesëmarrja e të gjitha subjekteve të përzgjedhura do të jetë falas.

This image has an empty alt attribute; its file name is image.png

#SEBridge
#CEEDMacedonia
#PublicAssociation
#AgritraVizion
#CEEDALBANIA