Takime ndergjegjesuese mbi pjesmarjen ne votime mbeshtetur nga Ambasada Amerikane.

Gjate periudhes Maj-Qershor 2017 u zhvilluan 30 takime  ndergjegjesuese  me grupe te vajzave dhe grave ne fshatra te ndryshem  mbi rendesine e pjesemarjes se grave e vajzave ne votime ne kuader te projektit : “Perkrahni grate te  fuqizohen ekonomikisht dhe te marin pjese ne votime ne komunitetin e Dibres “mbeshtetur nga  Ambasada Amerikane. Synimi i aktiviteteve ishte per te kuptuar se vota eshte zeri i tyre dhe nje ze i forte sjell ndryshim. U theksua pjesemarja ne votime si  nje e drejte e cdo njeriu per tu  bere pjese e zhvillimit dhe progresit shoqeror. Gjithashtu grate e komunitetit paten mundesine te takojne drejtepersedrejti kandidatet e partive politike per ti njohur e  diskutuar mbi  platformat e tyre politike qe ato perfaqesonin.