PROFILI I Qendrës “Agritra- Vizion”
Qendra “Agritra-Vizion” nisi si një projekt i SNV (organizatë Hollandeze për Zhvillim) në 1 shkurt 1998. Për 4 vite “Agritra-Vizion” është mbështetur tërësisht nga SNV Dibër s një nga projektet e saj. Duke parë ndikimin e projektit dhe nevojën e madhe për të punuar me gratë për gratë dhe komunitetin në Dibër, në vitin 2002 është formalizuar si organizatë lokale në Dibër dhe që nga ajo kohë funksionon si organizatë më vete. Në vitet e para, puna e “Agritra-Vizion” ka konsistuar në trajnimin dhe mbështetjen e grupeve të grave rurale, kryesisht në çështje që lidhen me punën në fermë (në bujqësi dhe blegtori), organizimin e grave në grupe si dhe informimin e tyre për çështjet e dhunës në familje dhe ndaj tyre, shërbime të cilat ishin unike në rajon. Bazuar në këtë fakt, “Agritra-Vizion” ka zgjeruar ndër vite numrin e shërbimeve që ofron, bazuar në nevojat e grave dhe grupeve të tjera në komunitet si dhe ambicies
Writing an article is somewhat different than writing a essay that is standard. If you aren’t confident in your writing abilities, you should consider searching for one more essay author. I advise that you begin by doing some study on the topic you’re currently writing about. Take a peek and find out how they encounter. I believe that you will be impressed with the essay writer results.
së vetë organizatës për t’ju përgjigjur zhvillimeve të reja.
Programet kryesore të Qendrës Agritra do të përfshijnë:
(1) Ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave për të drejtat e tyre;
(2) Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave;
(3) Këshillim psiko-ligjor dhe mbrojtje e viktimave të dhunës;
(4) Avokim
Arritjet kryesore dhe përfituesit:
Qysh në fillimet e veprimtarisë së saj e në vazhdim Qendra “Agritra-Vizion” ka punuar me gratë rurale, të rinjtë, partnerët lokal dhe institucionet vendore, në rrethin e Dibrës dhe Bulqizës. Nëpërmjet këtyre veprimtarive janë shënuar arritje si në statusin ekonomik ashtu edhe për sa i përket pozitës sociale të grave në familje dhe komunitet. Mbi 10000 gra janë përfshirë në projekte dhe veprimtari të ndryshme që qendra ka implementuar në fshatrat e qarkut Dibër. Më konkretisht:
- 8000 gra dhe vajza janë përfshirë në trajnime dhe aktivitete që kanë synuar parandalimin dhe reduktimin e dhunës, 60 % e tyre kanë reaguar ndaj ketij fenomeni.
- 600 gra e vajza dhe 1000 nxënës të shkollave në Dibër dhe Bulqizë janë përfshirë në fushata ndërgjegjësuese për parandalimin e trafikimit.
- 200 nxënës të shkollave të mesme në qytetin e Peshkopisë dhe Kastriot janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe aktiviteteve publike të organizuara në qytetin e Peshkopisë.
- 747 gra kanë marrë asistencë teknike për konservimin e frutave dhe perimeve sipas traditës dibrane, marketimin e produkteve, 50% e grave shesin produktet e tyre në tregun lokal.
- 160 gra jane trajnuar, si të ngrejnë një biznes familjar dhe 30 prej tyre kanë marrë trajnimin për hartimin e një plani biznesi.
- Rreth 1200 gra dhe vajza janë trajnuar mbi njohuritë bazë të marketingut dhe 100 gra kanë marrë pjesë duke ekspozuar produktet e tyre në evente lokale, panaire lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Eshtë përmirësuar situata ekonomike e familjeve të rreth 800 grave në zonat rurale. Rreth 50 % e buxhetit familjar sigurohet nga aktiviteti ekonomik i grave.
- 300 gra dhe vajza janë bërë pjesë e aktiviteteve ndërgjegjësuese për ruajtjen dhe promovimin e traditës për produktet dhe veshjet tradicionale si vlera të rëndësishme
- Për herë të parë është siguruar ballafaqimi i 84 grave nga zona rurale me kandidatët e tre partive kryesore që kanë prezantuar programet e partive që përfaqësojnë.
- 300 gra dhe vajza jane informuar dhe ndërgjegjësuar për rëndësinë e votës, si një hap i rendësishëm i pjesëmarrjes në vendimmmarrje.
- Janë ngritur modele të aktivizmit komunitar (që po aplikohet dhe në njësi tw tjera) për reduktimin e mbetjeve nëpërmjet riciklimit tw mbetjeve familjare për mbrojtjen e mjedisit rritje të vlerave turistike të zonës.
- Janë ngritur modele të aktivizmit komunitar (që po aplikohet dhe në njësi tw tjera) për reduktimin e mbetjeve nëpërmjet riciklimit tw mbetjeve familjare për mbrojtjen e mjedisit rritje të vlerave turistike të zonës.