Thirrje per shprehje interesi
Thirrje per shprehje interesi
Informacion për projektin
Projekti “Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin e shërbimëve për grat dhe fëmijët viktima të dhunës në Dibër” zbatohet nëkuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Pro-grami I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Dibrës duke mbështetur bashkinë në zhvillimin e mekanizmave transparentë të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.
Qendra Agritra –Vizion në kuadër të projektit “Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin e shërbimeve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në Dibër” me synim përmirësimin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve me probleme sociale në zonën e Dibrës, kërkon:
Një kujdestare me kohë të pjesshme për ofrimin e shërbimeve në qendren pritëse.
Projekti: “Ngritja eqendrës pritëse të emergjencës për ofrimin eshërbimeve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në Dibër”
Organizata: Qendra“Agritra –Vizion”
Pozicioni: Kujdestar me kohë të pjesshme
Afati iaplikimit: Deri më 24. 01. 2019
Periudha e angazhimit: 25.01.2019 deri 30.04 2019
Dokumentacioni i aplikimit:
- CV e plotë e aplikantes
- Fotokopje diplome
- Letërinteresi
- Reference nga një punëdhënës i mëparshëm me kontaktet e plota të punëdhënësit.
Koha e zbatimit te projektit 2018- Prill 2019.
Detyrat e kujdestares
Të ruajë dhe të mirëmbajë pajisjet dhe orenditë në ambjentet e strehezës së emergjencës.
Të ruajë fshehtësinë e identitetit të mbijetuarave të dhunës.
Të ofrojë shërbim cilësor për të mbijetuarat e dhunës.
Të sigurojë një komunikim të mirë.
Të sigurojë një shërbim sanitar të mirë në ambjentet e strehëzës.
Të jetë e disponueshme në cdo kohë sipas paraqitjes së rastit në qendër.
Kualifikimet
Të ketë mbaruar shkollën e mesme
Preferohen kanditatura të moshës 30 -55 vjec
Të ketë eksperiencë të mëparshme (jo më pak se 3 vite punë) si kujdestare ose eksperienca të ngjashme me të.
Kandidatura duhet të jetë me banim në Peshkopi.
Dorëzimi iaplikimeve
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumenatcioninnin në rrugë elektronike (me e-mail) në adresën [email protected] ose zyrtarisht me post, adresa qendra Agritra -Vizion, Bulevardi “Elez Isufi”Peshkopi.
Shënim: Për shkak të natyrës së punës dhe target grupit specifik (vajza dhe gra të mbijetura nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore), kjo thirrje për shprehje interesi është e hapur vetëm për individë të gjinisë femërore.