Thirrje për lehtësues


Projekti:  Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin  e shërbimeve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në Dibër

Organizata:  Qendra Agritra -Vizion

Pozicioni: Lehtësues

Afati i aplikimit: Deri më 10. 01. 2019

Periudha e angazhimit: 2ditë

Dokumentacioni i aplikimit: CV, letër interesi, rekomandime dhe kontakte të ish punëdhënësit

Informacion për projektin

Projekti “Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin e shërbimëve për grate dhe fëmijët viktima të dhunës në Dibër” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga  Pro-grami I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Dibrës duke mbështetur bashkinë në zhvillimin  e mekanizmave transparentë të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.

Qendra Agritra –Vizion në kuadër të projektit “Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për  ofrimin  e shërbimeve  për gratë dhe fëmijët viktima  të dhunës në Dibër” me synim përmirësimin  e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve me probleme sociale në zonën e Dibrës, kërkon një lehtesues për të dhënëin formacion për menaxhimin e mire të rasteve të dhunës, mënyrën e kordinimit efektiv të anëtarëve të mekanizmit të referimit dhe njohjen me eksperienca positive të menaxhimit të rasteve të dhunës në dy aktivitetet me temë: “Takime periodike mbi funksionimin e mekanizmit të referimit në Bashkinë  Dibër”

Koha e zbatimit te projektit Shtator 2018- Prill 2019.

Detyrat e ekspertit

  • Të sigurojë informacionin e domosdoshëm për pjesëmarrësit në lidhje me menaxhimin e rasteve të dhunës dhe mënyrën e bashkëpunimit të anëtarëve të mekanizmit të referimit për mbështetjen e grave dhe fëmijëve të dhunuar.
  • Të ndajë eksperiencat positive në lidhje me  funksionimin e mekanizmit të referimit
  • Të sigurojë cilësinë e materialit të përshtatshëm për nevojat e grupit target të projektit
  • Të sigurojë një komunikim të ndërsjelltë me pjesëmarrësit
  • Të përgatisë materialin për takimet dhe të konfirmohet ky material nga qendra Agritra – Vizion para organizimit të takimeve
  • Të hartojë nga një raport për 2 takimet e zhvilluara dhe nje  raport  final
  • Takimet do te jene séanca 1 ditore

Kualifikimet

  • Studime universitare në degën Juridik ose degë relevante (prioritet studimet Master)
  • Të paktën 3 vite experience pune si ekspert i fushës  dhe experience  si trajnues dhe lehtësues  i takimeve
  • Të ketë experience pune në lidhje me menaxhimin e mire të rasteve të grave të dhunuara
  • Të ketë aftësi shumë të mira prezantuese  
  • Njohje shumë të mire të ligjit 9669 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
  • Të jetë fleksibël dhe tu përgjigjet nevojave të organizatës

Preferohen kandidatura me banim në Bashkinë Dibër

Takimet do të jenë seanca 1 ditore dhe takimi i parë do të zhvillohet në muajin Janar 2019,  ndërsa  takimi i dytë do të zhvillohet në muajin Mars 2019.

Dorëzimi i aplikimeve

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin në rrugë elektronike (me email) në adresën [email protected] ose zyrtarisht me postë, adresa qendra Agritra -Vizion, Bulevardi “Elez Isufi” Peshkopi.

Dokumentet e nevojshme janë:

1. Letër interesi ne shqip, rekomandime dhe kontakte të ish punëdhënësit

2. CV

Afati i fundit i aplikimeve është deri më 10 Janar 2019

            Vetëm kandidati i përzgjedhur do të kontaktohet për rekrutim në aktivitet.