FTESË PËR OFERTË (Rikonstruksion i ambjentit të Qendrës pritëse)

FTESË PËR OFERTË

Emri: Qendra Agritra-Vizion
Adresa: Qendra e bizinesit ,kat.3, Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi
E-mail: [email protected]

Qendra Agritra-vizion po zbaton projektin “Ngritja e qendrës pritëse për ofrimin e shërbimeve për gratë dhe fëmijet viktima të dhunës në Dibër.” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të bëjë procesin e prokurimit për rikonstruksionin e qendrës së emergjencës.

Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre siç parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 14 Nëntor 2018, ora 16:00 në adresën e e-mailit: [email protected] ose në adresën postare Qendra e bizinesit ,kat.3, Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi

Për këtë projekt, Qendra Agritra-Vizion do të zhvillojë procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e ambjentit që do të përdoret si qendër emergjence për gratë dhe fëmijet viktima të dhunës në Dibër me përshkrimet si më poshtë:

Specifikime te pergjithshme teknike:                                                                                                                                                                                              – Fillimisht do të bëhet ndarje me gips në koridor dhe një ndarje në koridorin ekzistues me mure tulle për të krijuar një nyje sanitare(wc)
– Të dy ndarjet që bëhen do të suvatohen dhe bojatisen
– Nyja sanitare do të vishet me pllaka majolike me kollë me h=2m do të instalohen komplet paisjet si lavaman, lavapjate , bide porcelani WC allafranga ( me instalimet përkatëse hidraulike)
– Do të vihet një derë e jashtme tamburato e rimesuar cilësi e parë dhe një derë d/alumini nënyjen sanitare
– Do të realizohet shkarkimi i lavamanit dhe lavapjates me tub PVC me diameter 50 mm dhe shakrakimi i WC me tub PVC me diametër 110 mm në rrjetin ekzistues
– E gjithë hyrja do të bojatiset.

Bashkangjitur planimetria per rikonstruksionin e objektit dhe tabela e treguesve:

Dokumenti me te dhena

Planimetria e punimeve

Kushte të përgjithshme:

Të jetë subjekt i regjistruar me aktivitet në Peshkopi dhe të ketë objekt ndërtimin dhe rikonstruksionin.
Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës [email protected] brenda datës 14.11.2018 ora 16:00 ose në adresën postare; Agritra Vizion, (Qendra e bizinesit ,kat.3, Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi) .
Nuk pranohen ofertat dorazi.
Pagesa e subjektit bëhet pas dorëzimit të ambjentit dhe mbajtjes së procesverbalit për plotësimin e të gjithë punimeve sipas kërkesave të Organizatës.

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë:
Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e QKB ku specifikohet statusi aktiv
Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër;
Numrin e llogarisë bankare.
Të dhënat e plota të personit te kontaktit.
Vertetim qe subjekti nuk eshte debitor ne organet tatimore

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën brenda datës 16.11.2018.