Thirrje për ekspert ligjor
Thirrje për ekspert ligjor
Projekti: Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin e shërbimeve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në Dibër
Organizata: Qendra Agritra -Vizion
Pozicioni: Ekspert ligjor
Afati i aplikimit: Deri më 09. 11. 2018
Periudha e angazhimit: 1 ditë
Dokumentacioni i aplikimit: CV dhe letër interesi
Informacion për projektin
Projekti “Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin e shërbimëve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës ne Dibër” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me Bashkinë Dibrës duke mbështetur bashkinë në zhvillimin e mekanizmave transparentë të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.
Qendra Agritra – Vizion në kuadër të projektit “Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin e shërbimeve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në Dibër” me synim përmirësimin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve me probleme sociale në zonën e Dibrës, kërkon një ekspert ligjor për të dhënë informacion për një funksionim me efektiv të mekanizmit të referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në familje në aktivitetin “Workshop me anëtarët e mekanizmit të referimit në Dibër për prezantimin e detyrave, rolit dhe përgjegjësive të strukturave të shtetit sipas ligjit për menaxhimin e rasteve të dhunës.
Koha e zbatimit te projektit Shtator 2018- Prill 2019
Detyrat e ekspertit
Të sigurojë informacionin e domosdoshëm për pjesëmarrësit në lidhje me mirëfunksionimin e mekanizmit të referimit dhe rolet e përgjegjësitë e anëtarëve të mekanizmit të referimit për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve të dhunuar
- Të sigurojë cilësinë e materialit të përshtatshëm për nevojat e grupit target të projektit
- Të sigurojë një komunikim të ndërsjelltë me pjesëmarrësit
- Të përgatisë materialin informues që do të jetë në dispozicion të qendrës Agritra – Vizion
- Të jetë korrekt me kohën e aktivitetit dhe me materialet e përdorura
- Të hartojë një raport për aktivitetin e zhvilluar
- Aktiviteti që do të zhvillohet do të jetë një ditor
Kualifikimet
- Studime universitare në degën Juridik ose degë relevante (prioritet studimet master)
- Të paktën 3 vite experience pune si ekspert i fushës
- Njohje shumë të mirë të ligjit 9669 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
- Të ketë përvojë pune me fokus gratë dhe fëmijët e dhunuar ose të ketë bërë aktivitete të ngjashme relevante
- Të jetë fleksibël dhe tu përgjigjet nevojave të organizatës
Preferohen kandidatura me banim në Bashkinë Dibër
Dorëzimi i aplikimeve
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin në rrugë elektronike (me email) në adresën [email protected] ose zyrtarisht me postë, adresa qendra Agritra – Vizion, Bulevardi “Elez Isufi” Peshkopi. Qendra e Biznesit , Kati 3, Ap 5
Dokumentet e nevojshme janë:
- Letër interesi në shqip
- CV në shqip
Afati i fundit i aplikimeve është deri më 09 Nëntor 2018.
Vetëm kandidati i përzgjedhur do të kontaktohet për rekrutim si ekspert perperper këtë aktivitet.