Promovimi i angazhimit të të rinjve në ngritjen e vetëdijes ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar
“Promovimi i angazhimit të të rinjve në ngritjen e vetëdijes ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar”
- Zbatuar nga Qendra Agritra Vizion Peshkopi
- në partneritet me organizatën Observatori për të drejtat e Fëmijëve dhe të rinjve
- Mbështetur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit
&
financuar nga Bashkimi Europian në Shqipëri - Afati Kohor 11 Janar – 11 Korrik
- Shtrirja 4 shkolla
- Shkolla 9-vjeçare Demir Gashi
- Shkolla 9- vjeçare Majtarë
- Shkolla e mesme Said Najdeni
- Shkolla e mesme Gjimnazi Maqëllarë
- Qëllimi
Identifikimi i aktorëve, shtrirja dhe pasojat e ekstremizmit të dhunshëm në shkolla dhe angazhimi i të rinjve në adresimin e rasteve konkrete
Objektivat
- Të masë shkallën e ekstremizmit të dhunshëm në shkolla, shkaqet dhe pasojat e tij.
- Të krijohen Klube Kundër Dhunës ku nxënësit do të angazhohen në informimin e bashkëmoshatarëve të tjerë për të luftuar dhe angazhuar kundër dhunës.
- Aktivitetet:
- Takime prezantuese me Institucionet përkatëse mbi aktivitetet që u zhvilluan në kuadër të projektit
- Janar – Shkurt 2018
- DAR-Dibër, Bashkia Dibër, Shkollat e përfshira
(Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit)
- Realizimi i 8 fokus-grupeve me nxënës në 4 shkolla (2 fokus grupe për sejcilën shkollë me nga 20 – 30 nxënës ) në periudhën shkurt – mars 2018
- Realizimi 24 i intervistave në shkolla (6 për sejcilën shkollë 1 mësues, 1 psikolog, 4 prindër) gjatë mars 2018
- Ngritja 4 e klubeve kundër dhunës nga 10 të rinj ( 5 djem & 5 vajza për sejcilën shkollë), në prill 2018.
- Trajnime me klubet kundër dhunës (40 të rinj/nxënës) në prill 2018
Këto trajnime synuan mirëinformimin dhe sensibilizimin e nxënëve të klubeve mbi termat e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar si dhe pregatitja e të rinjve si agjentë ndryshimi.
- Realizimi i 8 Orëve të hapura të organizuara nga klubet kundër dhunës në shkollat e tyre (nga 2 orë sejcili klub) me bashkëpunimin e organizatës.
– Me synim dhënien e mesazheve pozitive, rolit të tyre në luftën kundër kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe prezantimi i tyre si të rinj Agjentë ndryshimi në shkollën e tyre. Zhvilluar në maj 2018
- Pregatitja e fletëpalosjeve dhe materiale te tjera informuese e ndërgjegjësuese, në bashkëpunim (Klubet + organizata) Maj 2018
- Realizimim i 4 aktiviteteve në sejcilën shkollë Vetëdijësim, informim, fushatë ndërgjegjësimi për të minimizuar dhunën ekstreme në shkolla.
- 1. Aktiviteti tek Shkolla Majtarë 31 maj 2018
- 2. Aktiviteti tek Shkolla Demir Gashi 05 qershor 2018
- 3. Aktiviteti tek Gjimnazi Maqëllarë, realizuar më 14 qershor
- 4. Aktiviteti tek shkolla e mesme Said Najdeni 14 qershor 2018
- Vizibiliteti. Çdo aktivitet është pasqyruar në median sociale në Web dhe fb agritra-vizion & observatoripërtëdrejtatefëmijëvedhetërinjve
REZULTATET:
- Ekspertët e Observatorit zhvilluan metodologjinë për realizimin e fokus grupeve me nxënësit në 4 shkolla dhe Agritra Vizion zbatoi sipas planit, pra u realizuan 8 fokus grupe, 2 fokus grupe për secilën shkollë me pjesëmarjen e 185 nxënësve.
- Janë realizuar gjithsej 24 intervista me mësuesit, prindërit, psikologun e shkollave. Në çdo shkollë me 6 intervista (1 mësimdhënës, 1 psikolog dhe 4 prindër për shkollë).
- 40 Nxënës janë përfshirë në klubet kundër dhunës në sejcilën shkollë. Në total janë krijuar 4 klube kundër dhunës, 1 klub për secilën shkollë. Çdo klub përfshin 5 vajza-5 djem.
- 40 nxënës janë trajnuar (4 klube nga 10 nxënës sejcila) Prill 2018, me pjesëmarrjen dhe angazhimin edhe të mësuesve që koordinuan ardhjen e tyre çdo ditë. Këto trajnime janë realizuar duke angazhuar ekspertë nga Org Partnere Observatori për të drejtat e Fëmijëve dhe të rinjve.
- Rreth 240 nxënës/ të rinj kanë marrë pjesë në zhvillimin e 8 orëve të hapura që janë realizuar në bashkëpunim ndërmjet Klubeve Kundër Dhunës dhe stafit të projektit.
- Pothuajse të gjithë nxënësit dhe stafi mësimor kanë marrë pjesë në aktivitetet finale të realizuara nëpër dhe janë informuar dhe njohur me nismën.
- Klubet kundër dhunës të asistuar nga stafi i projektit kanë prodhuar dhe shpërndarë nga rreth 300 fletëpalosje në çdo aktivitet (gjithsej 1200 copë ) me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve të tyre ndaj fenomeneve negative në shkollë e komunitet.
PERFITUESIT
Agritra & Observatori kanë synuar që:
- Përfituesit e drejtpërdrejtë të jenë të rinjtë/nxënësit, të cilët nëpërmjet marjes së informacionit nga ky projekt do ta kenë një pikë referimi në rast se përballen me situata të ekstremizmit të dhunshëm dhe ndërgjegjësimi I tyre kundrejt këtyre fennomeneve.
- Përfituesit indirekt do të jenë mësuesit, prindërit e nxënësve dhe jo vetëm, psikologët, komuniteti si dhe të gjithë të interesuarit që u përfshirë në mënyrë direkte dhe indirekte në këtë iniciativë.